Njoftime për aktivitetet e ardhshme

 

***************************

hoqëria Shqiptare
ILIRIA
Lyon - Francë

e-mail : iliria@free.fr
association_iliria@hotmail.com

Lyon, Francë, 19 prill 2015

Shoqëria Shqiptare “Iliria" mbajti Mbledhjen e Gjashtë të Përgjithshme

Në Lyon më 19 prill 2015, u mbajt Mbledhja e Gjashtë e Përgjithshme e Shoqërisë Shqiptare “Iliria”. Në pikat e rendit të ditës ishte paraparë një analizë punës së deritashme të Shoqërisë, ndryshimet statutore si dhe zgjedhjet e reja për Kryesi të Shoqërisë.

Gjatë punimeve të Mbledhjes u shqyrtuan të gjitha aktivitetet e zhvilluara të Shoqërisë që nga Mbledhja e Pestë e Përgjithshme. 

Në periudhën e kaluar mes dy Mbledhjeve të Pêrgjithshme, Shoqëria Shqiptare “Iliria” realizoi shumë veprimtari në Lyon duke përmbushur edhe njëherë shumë nga synimet e saja të përcaktuara në programin e saj.

Ndër aktivitetet më të rëndësishme që u realizuan gjatë dy vjetëve të fundit mund të përmendim:

  •  Shënimi i Festave të Nëntorit me theks të veçantë 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë,
  • Shënimi i përvjetorëve të Pavarësisë së Kosovës,
  • Pjesëmarrja dhe organizimi i Festave Konsullore,
  • Pjesëmarrja dhe organizimi i Forumit të gjuhëve të huaja,
  • Provimi i librit “Dy dekada me shiptarët e Francës” të autorit Abaz Pllana
  • Aktiviteti i organizuar për kuzhinën shqiptare që do të dalë me botimin e librit për këtë temë nga zonja Rina çela Grasset,
  • Organizimi dhe pjesëmarrja e trupave teatrore nga Shqipëria dhe Kosova në Festivalin e Teatrove evropiane në Lion. Një vit ishte Mirush Kabashi dhe një vit grupi teatror nga Qendra Multimedia e Prishtinës,
  • Bashkëorganizimi i shfaqjes teatrore të Mirush Kabashit në Pallatin e OKB-së në Gjenevë,
  • Organizimi dhe pritja e Ministrit të Jashtëm Shqipat, zotit Ditmir Bushati në Lion,
  • Pjesëmarrja në aktivitetin kombëtar të Francës “Je suis Charlie”,
  • Pjesëmarrja dhe organizimi i fshatit shqiptar me emrin Butrinti në Lion,
  • Organizimi dhe mbështetja e punës së fotografit francez në botimin e librit “Të ardhur nga larg”,
  • Organizimi dhe mbështetja e Javës Shqiptare në kuadër të muajit të Frankofonisë,
  • Organizimi dhe mbështetja e ekspozitës “Marubi” në Lion,
  • Ndihma dhe pritja e grupit të studiesve nga Instituti Albanologjik i Prishtinës që merrej me kërkimet për Diasporën shqiptare,

    Gjatë periudhës së kaluar shifet se u bë një veprimtari e ngjeshur për të prezentuar sa më mirë Shqipërinë dhe shqiptarët në Francë. Këto aktivitete kërkuan punë dhe angazhim të shumtë nga mërgimtarët që edhe për disa vjet mbajtën gjallë frymën shqiptare në Francë.  

Një pikë e veçantë e Mbledhjes së Gjashtë të Përgjithshme, ishte edhe zgjedhja e Kryesisë së Shoqërisë. Me një unanimitet absolut u zgjodh Kryesia e Shoqërisë me këtë përbërje:

-  Rina çela Grasset – Kryetare
-  Enver Alilaj  – sekretar
-  Avni Bilali  – Arkatar
- Abaz Pllana – anëtar i kryesisë,
- Fehmi Plakiqi - anëtar i kryesisë,
- Ledia Dema - anëtare e kryesisë,
- Taulant Nela - anëtar i kryesisë,

Duke parë përvojën dhe historikun e gjithë veprimtarisë kulturore shumëvjeçare në Lion e më gjerë nga kjo Shoqëri, kemi shpresën se edhe në të ardhmen do të ketë aktivitete të mirëfillta kulturore nga mërgimtarët shqiptarë që janë veprimtarë në Shoqërinë Iliria.

Urojmë që kjo Shoqëri të rrisë akoma më shumë veprimtarinë e saj dhe do të jetë akoma më tej një zëdhënëse e shquar e shqiptarëve në Francë.

Pra, Shoqërisë Shqiptare "Iliria" i urojmë suksese të reja në punën e saj.

***************************

Te dielen, me datë 21 shtator, Shoqëria Shqiptare Iliria në Lion do të marrë pjesë në Forumin e Gjuhëve të huaja që organizohet nga Shoqata Europe et Cie në sheshin Sathonay, nga ora 11°° deri në orën 20°°.
Gjuha shqipe do të përfaqesohet sërish këtë vit për të katërtën herë rresht, mes 80 gjuhëve të ndryshme të botës. Në program: shpjegime për gjuhën, shqiptarët, Shqipërinë e Kosovën, mini-kurse për të mësuar kalimtarët se si të përshëndesin shqip, valle, debate, koncert.
 
Në stendë këtë vit stenda shqiptare organizon mikpritjen e studentëve shqiptarë që kanë ardhur në Lion për të kryer studimet universitare.  Qëllimi është që të afrohen pranë Shoqërisë Iliria, të krijojnë lidhje mes tyre e të mbështesin njëri-tjetrin.

***************************


Të shtunën më 14 qershor dhe të dielën 15 qershor do të mbahen Festat Konsullore në Sheshin Bellecour. Stenda e Shqipërisë dhe e Kosovës do të mbahet si çdo vit nga vullnetarët e Shoqërisë Shqiptare "Iliria", me praninë e Ambasadorit të Shqipërisë në Paris, zoti Dritan Tola,  Konsullit të Nderit të Shqipërisë z. Denis di Leonardo dhe Konsullit të Nderit të Kosovës,  z. Jean Christophe Aguettant.

Këtë vit në stendë do të jetë e pranishme edhe Dhoma e posakrijuar e Tregtisë Francë-Shqipëri me Presidentin e saj z. Gazmend Toska.

Jeni të mirëpritur dhe nderohemi me ardhjen tuaj.

Ju njoftojmë gjithashtu që në operën e Lionit, nga 7 deri më 22 qershor 2014, do të shfaqet opera Simon  Boccanegra e Gjyzepe Verdit. Në rolin kryesor është artistja e madhe shqiptare, Ermonela Jaho. Më 15 qershor 2014, në seancën e orës 16°° besojmë se do të jemi bashkërisht në shfaqjen e sopranes së mirënjohur shqiptare.

Me respekte,
Kryesia e Shoqërisë Shqiptare "Iliria"

***************************

Në kuadër të Festivalit "Pranvera Evropiane" që mbahet çdo vit në Lion të Francës, këtë vit nga trevat shqiptare do të prezentohet trupa e Qendrës Multimedia, nga Prishtina. Pjesa teatrale "Shembja e Kullës së Ajfelit" do të shfaqet për dy ditë radhë në Teatrin TNG të Lionit. Të shtunën më 24 maj 2014 dhe të dielën 25 maj 2014, adhuruesit e teatrit do të kenë mundësi të shohin shfaqjen e trupës teatrale nga Kosova.

***************************


Nga 8 maji deri më 11 maj, në forumin e gjuhëve të botës Shoqëria Shqiptare Iliria do të prezentojë gjuhën shqipe në këtë organizim.
Ky organizim bëhet në parkun Blandan në Lyon 8.
Në fshatin me stenda të gjuhëve të botës, stenda e gjuhës shqipe është emëruar BUTRINTI duke pasë për bazë lashtësinë e fshatit që i jep një simbolikë edhe vjetërsisë së gjuhës shqipe.

***************************

Të dashur bashkatdhetarë,
Duke filluar nga 22 maji 2012 deri më 2 qershor 2012, në Lion do të mbahet Festivali “Pranvera e Europës” që do të mbledhë mbi 16 trupa teatrore nga gjithë Europa, organizuar nga Shoqëria Kulturore Europe et Cie. Për herë të parë Teatri Kombëtar Shqiptar do të marrë pjesë në këtë festival me shfaqjen “Apologjia e vërtetë e Sokratit”.

Ardhja e trupës Shqiptare u mundësua nga :
- Europe et Cie
- Ambasada Shqiptare në Paris,
- Ministria e Kulturës në Tiranë
- Shoqëria Shqiptare Iliria në Lion.
Këtu do të gjeni aktivitetet që kemi organizuar në fund të muajit maj. Ju mirëpresim e jemi në dispozicionin tuaj për çdo informacion.
Kryesia e Ilirisë

E shtunë 26 maj, ora 19h30
“MBRËMJE ARTISTIKE”
Përgatitur e drejtuar nga Mirush Kabashi. Organizuar nga Shoqëritë “Fëmijët e Shqipërisë” dhe “Iliria”
Adresa : Salle Gerard Philippe, Place Hotel Dieu, Saint Chamond

E martë 29 maj, ora 20h30
“APOLOGJIA E VERTETE E SOKRATIT”
Me artistët shqiptare Mirush Kabashi e Alfred Bualoti, në gjuhën shqipe, e nëntitruar frëngjisht.
Në praninë e Ambasadorit të Shqipërisë Ylljet Aliçka Pas shfaqjes bisedë mes publikut e aktorëve.
Adresa : Salle Rameau, Lyon 1er.

E hënë 28 maj, ora 11h
PIKNIK NE PARKUN MIRIBEL
Me trupën e aktorëve e të teknikëve të Teatrit Kombëtar.
Adresa : Merrni kontakt me kryesine e Shoqërisë Iliria.

 

***************************

Shoqëria Shqiptare “Iliria" mban Mbledhjen e Pestë të Përgjithshme

Në Lyon më 28 prill 2012, do të mbahet Mbledhja e Pestë e Përgjithshme e Shoqërisë Shqiptare “Iliria”. Në pikat e rendit të ditës është paraparë një analizë punës së deritashme të Shoqërisë, ndryshimet statutore si dhe zgjedhjet e reja për Kryesi të Shoqërisë.

 

***************************

Të nderuar bashkatdhetarë,

Festat e Nëntorit janë padyshim festat më të mëdha kombëtare të shqiptarëve. Për këtë arsye si çdo vit tjetër, edhe këtë nëntor, Shoqëria Shqiptare ILIRIA organizon shënimin këtyre Festave.

Këtë vit Shoqëria Shqiptare ILIRIA ka synime të bëjë dy festa me bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Lyon e rrethinë.

Më 26 Nëntor 2011, në bashkëpunim me Shoqërinë "Fëmijët shqiptarë" nga Saint Chamond, Shoqëria Shqiptare ILIRIA organizon shënimin e Festave të Nëntorit në Saint Chamond. Do të jetë mundësi e mirë që në këtë festë të jemi së bashku shqiptarët e Lyonit, Saint Chamond dhe nga Saint Etienni.
Mbrëmja festive mbahet në sallën Gerard Philippe në adresën : Place Hotel Dieu, 42400 Saint Chamond. Mbrëmja fillon nga ora 18°°h.

Më 3 dhjetor 2011, Shoqëria Shqiptare ILIRIA organizon një mbrëmje festive edhe në Lyon. Por adresën dhe kohën do ua komunikojmë pas ca ditësh pasi ta marrim konfirmimin e rezervimit të sallës në Lyon 3.

Ju ftojmë që të merrni pjesë në këto aktivitete të organizuara nga Shoqëria Shqiptare ILIRIA.

Lyon, më 30 tetor 2011                                             Nga Kryesia e Shoqërisë Shqiptare ILIRIA

 

***************************

 

Më 28 dhe 29 maj 2011, në sheshin Bellecour do të mbahen « Festat Konsullore » që organizohen me ndihmën e konsullatave të pranishme në Lion.
Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Lion, zoti Denis Di Leonardo kërkoi bashkëpunimin e Shoqërisë Shqiptare ILIRIA në Lion për të organizuar stendën e Shqipërisë në këtë festë. Kryesia e Shoqërisë Iliria u tregua e gatshme për të marrë pjesë në këtë projekt, sidomos për faktin që Shqipëria do të përfaqësohet për herë të parë në këtë festë.

Ky do të jetë rasti që të promovojnë kulturën, qytetërimin, traditat, pasuritë e Shqipërisë dhe potencialet për investitorët e mundshëm.

Ambasada e Shqipërisë në Paris do të jetë e pranishme në stendën e Shqipërisë gjatë dy ditëve të aktivitetit.
Një koncert me çifteli do të programohet ditët që vijnë në skenën e Sheshit Bellecour. Do t’ju njoftojmë për datën dhe orën së shpejti.

Ftojmë të gjithë bashkatdhetarët e interesuar që të bashkëpunojne me ne në këtë projekt të rëndësishëm për imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve, që të marrin kontakt me ne.

 

Lyon, më 9 maj 2011                                               
Kryesia e Shoqërisë Shqiptare Iliria

***************************

 

L’association Albanaise Iliria et l’Alliance Française de Lyon
Vous invitent au lancement des  livres
Les Slogans de pierre et les étrangers
De l’auteur Yljjet Aliçkaj
Le mercredi 23 mars 2011de 18h à 20h.
Dans les locaux de l’alliance Française de Lyon
Au 11 rue Pierre Bourdan 69003 Lyon
Présentation des livres, séances de signature…

 

***************************

 

Ju ftojmë të merrni pjesë në shënimin e përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës më 19 shkurt 2011, ora 19h00.

Të ftuar janë edhe ambasadorët e Shqipërisë dhe të  Kosovës si dhe personalitete franceze, miq të shqiptarëve.

Në program : koktej, fjalime, program nga fëmijët si dhe muzikë.

Hyrja është falas.

Adresse : Salla Victor Jara, Rue Lésire, 69120 Vaulx en Velin

*************************** 

 

Kemi nderin t’Ju ftojmë të merrni pjesë në përkujtimin e Festës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Shqipërisë më 20 nëntor 2010, ora 19h00.

Në praninë e ambasadorëve të Shqipërisë, Kosovës dhe të personelit tjetër diplomatik.

Në program : koktel, fjalime, poezi nga fëmijët dhe koncert.

Adresse : Salla Victor Jara, Rue Lésire, 69120 Vaulx en Velin